1.9 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Veseli në Prizren: Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Boshnjakëve të Kosovës që është shënuar sonte në Prizren, tha se komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës, janë pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës.

Veseli pohoi se sa herë që ka rastin të jetë pjesë e gëzimeve të tyre, e ndjen veten si në shtëpinë e tij, mes miqve e bashkëpunëtorëve, me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hallet e atdheut të përbashkët, raporton ksp.

“Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës. Ju jeni pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës. Raportet mes shqiptarëve e boshnjakëve të Kosovës janë shembull unik i bashkëjetesës etnike e fetare. Janë krenaria jonë e përbashkët. Pa komunitetin tuaj, pa kontributin tuaj, nuk mund të shkruhet historia e Kosovës. Pa komunitetin tuaj nuk mund të kuptohet Kosova, vlerat e saj, tradita e saj shpirtërore”, tha Veseli.

Ai pohoi se i kemi të përbashkëta këngët dhe vallet e kreshnikëve, vuajtjet dhe dhimbjet e të kaluarës, përpjekjet për liri, drejtësi e dinjitet si dhe qytetin e Prizrenin, që është simbol të bashkëjetesës e të përparimit.

“Ne e kemi të përbashkët shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Në e kemi të përbashkët të ardhmen e sigurt euro-atlantike të vendit tonë. Ne jemi një. Urime festa. Gëzofshim gjithmonë, kështu si sonte, në atdheun tonë të përbashkët, në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit