Veseli në Prizren, premton qasje dhe mundësi të barabarta për biznese duke luftuar korrupsionin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar fabrikën e tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë vendit.

Veseli ka thënë se e ka siguruar pronarin Refki Hoxha se do të angazhohet për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

“Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Veseli. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit