Haradinaj në Dragash: AAK-ja është deklaruar për konceptin 100 për qind shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër në dorëheqje Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me strukturat e partisë.

Ai ka thënë se si AAK dhe PSD janë përkushtuar që njëherë t’i largojnë pikëpyetjet e mëdha dhe t’i kthehen zhvillimit të brendshëm.

“Ne e dimë që zona e Sharrit e Dragashit ka mundësi zhvillimore, ka resurse, njerëzit janë punëtorë dhe duhet të ndodhë zhvillimi. Ka pasur përparim në këtë zonë, por për të bërë më shumë, koncepti 100 për qind është pikënisja”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AAK-ja është deklaruar për konceptin 100 për qind shtet dhe zhvillim. /Epoka e re/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit