22.2 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Veseli: Prizreni do të ketë edhe ministri tjera përveç asaj të Kulturës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizren.

Ai tha me këtë rast se nga sot, Prizreni do të ketë qendrën e vet kulturore.

Sipas tij, Prizreni është traditë dhe identitet i shqiptarëve, por në të njëjtën kohë është gërshetim i kulturave të ndryshme. Ai po ashtu bëri të ditur se në Prizren do të ketë dhe institucione tjera që do të zhvendosen.

“Prej sot Prizreni do të ketë qendrën e vet, do te jetë dhe qendër administrative shtetërore, do të jetë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prizren. Për aq sa ky nuk do të jetë i vetmi institucion i cili do të vije nga qeveria e Republikës së Kosovës. Në Prizren do të vijnë dhe shumë asociacione të tjera të cilat do të jenë nga institucionet qendrore.

Nuk është vetëm premtim i momentit për vet faktin se nuk kemi premtim elektoral, por do të kemi dhe ministri të tjera të cilat do të vijnë në Prizren. Prizreni është gërshetim është traditë, identitet i joni si popull shumicë i shqiptarëve. Por të njëjtën kohë është një gërshetim i kulturave të ndryshme, keni parasysh se nuk ka vend po thuajse në Evropë ku gërshetohen religjionet në mënyrë më të shkëlqyeshme se sa në Prizren”, tha ai.

Ndërsa, për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kjo zhvendosje nënkupton se Ministria që ai kryeson do të jetë më afër festivaleve, rinisë dhe sportit.

“Sot kryeqyteti i kulturës merr dhe epitetin e një qyteti administrativ sepse atë që lidhja shqiptare e Prizrenit nuk arrinte të bënte e bëri realitet qeveria e Kosovës, shteti jonë dhe premtimi i kryetarit Veseli. Nga sot Ministria e Kulturës do të jetë afër festivaleve kulturore dhe afër traditës sportive për t’i mbështetur ato. Të njëjtën kohë për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgimin e pasur kulturore”, deklaroi ministri Gashi.

Më Shumë

“Një natë, një melodi, një kujtim…” në teatrin e qytetit të Prizrenit

Një ngjarje kulturore e veçantë do të mbahet sonte në ora 18:00 në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, nën titullin simbolik “Një natë, një...

Liria synon vendin e dytë, pret Mitrovicën në Prizren

Liria do të presë këtë të diel Mitrovicën në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Grupi A. Takimi zhvillohet më 20...

Lajmet e Fundit