6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Veseli: Së shpejti fitorja e historike e PDK-së, Thaçi president me votë popullore

Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt do të kurorëzojë edhe një nga fitoret e mëdha, e cila do të jetë fitore historike e PDK-së, një garë të cilën do ta kemi shumë shpejt për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi.

Këto komente i bëri nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli në Kuvendin e IV-të zgjedhor të Gruas Demokratike të PDK-së.

Kurse, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, foli për rolin e gruas në shoqëri. Ai i quajti ato si organizata më e fuqishme e gruas.

“Ju jeni organizata më e fuqishme e gruas jo vetëm në kuadër të organizimeve politike në Kosovë por edhe në rajon. Ju keni udhëhequr një organizatë të gruas që ka shënuar suksese të njëpasnjëshme dhe keni dhënë kontribut për fitoret e njëpasnjëshme të PDK-së”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se PDK do të vazhdojë të ketë rol prirës në skenën politike në vend.

Në Kuvend zgjedhor po marrin pjesë më shumë se 500 përfaqësuese të të gjitha degëve të Gruas Demokratike, si dhe mysafire nga vendi dhe bota.

Më Shumë

Shannon Shorter kalon me sukses kontrollin mjekësor te Bashkimi

Lojtari i ri i Bashkimiit, Shannon Shorter, ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor, duke bërë hapin e fundit drejt bashkimit të plotë me skuadrën...

Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga...

Lajmet e Fundit