9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vështrim tjetër mbi jetën dhe krijimtarinë e Vangjush Mios

vangjush-mio-portret-265x320Pas një pune të gjatë studimore, kritikja e arteve pamore, Suzana Varvarica Kuka, ka sjellë në një libër gjithë krijimtarinë e jetës së piktorit të njohur Vangjush Mio. Libri përbëhet nga 27 artikuj që përqafojnë dy kohë. Në kohën e parë, shtrihet e gjithë hapësira jetike e artistit, që nis në fund të viteve ’90 të shekullit XIX dhe përfundon në fund të viteve ’50 të shekullit XX. Në kohën e dytë përmblidhen ide të zhvillimit ekonomik, historik, politik dhe artistik në Shqipëri, të cilat janë dhe kushtet themeltare, që ndihën të ekzistojë personaliteti i Vangjush Mios.

Të dy kohët ndërthuren me zhvillimet e pikturës së Vangjush Mios në Korçë, me zhvillimet akademike në Bukuresht, me disa situata të pikturës italiane të ’800 dhe drejtime artistike në Romë. Të dy kohët e ndihmojnë lexuesin dhe publikun t’i afrohet sa më afër personalitetit artistik dhe dinjitetit jetësor të piktorit të shquar korçar, Vangjush Mio, i cili e konsolidoi artin e tij përmes Rumanisë, Italisë dhe Shqipërisë.

Autorja sjell dhe fakte të reja, të zbuluara hap pas hapi nga shenjat figurative të Vangjush Mios, nga gjurmët e shkruara, nga dëshmitë gojore të njerëzve që e njohën, nga dokumente të kohës dhe nga informacionet mediatike të gazetarisë që nga koha e daljes në dritë të emrit të tij në vitet 1920 e deri në ditët e sotme. E veçanta e tij është se analiza mbi veprën në pikturë dhe vizatim ka dalë në disa përfundime, të cilat janë shoshitur përmes rrugës së krahasimit dhe vlerësimit me kulturat e huaja, ku ai studioi e qëndroi. Përfundimet e autores mbi këtë krijimtari do të jenë një prej alternativave të kohës sonë, të cilat nuk i mbyllin rrugët e diskutimit mbi veprën dhe jetën e Vangjush Mios, por pas njohjes me ta, i hapin shtigje kërkimeve të tjera.

“Libri është paraqitja e përmbledhjes më cilësore dhe sasiore të ilustrimeve të pikturave dhe të vizatimeve të Vangjush Mios. Kjo do të thotë se në libër është vendosur e gjithë krijimtaria e tij, e cila ruhet dhe ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Galerinë e Artit në Korçë, në shtëpinë muze ‘Vangjush Mio’ dhe në shtëpinë e Rozeta Mios, vajzës së piktorit”, thotë Kuka. Gjithashtu disa koleksionistë, që ruajnë me dashuri dhe fanatizëm veprat e artistit, janë të prezantuara në faqet e librit. Nuk janë përjashtuar botimi i imazheve të disa prej veprave të grabitura të artistit. Librit i japin një lëng jetësor fotografitë bardhezi nga jeta e artistit, si edhe fotografitë nga godinat kryesore, rrugët dhe pamjet e qytetit të Korçës, të cilat e paraqesin atë në kohën kur Mio erdhi në këtë qytet pas

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Lajmet e Fundit