14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Dy frontet e Serbisë për Kosovën

Marko GjuriqDrejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq thotë se Serbia do ta vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës me të gjitha mjete që ka shteti.

Këtë luftë nuk e pengon as administratën e Beograd dhe as serbët në Kosovë që të bisedojnë me shqiptarët e Kosovës dhe në zbatimin marrëveshjeve të arritura, ka thënë Gjuriq për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net
Serbët në Kosovë dhe Qeveria e Serbisë, ka thënë ai, janë “kampionë për normalitet, stabilitet dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve me Kosovën”, e respektimin tyre ai e ka demonstruar me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Gjuriq ka shtuar se serbët në të ardhmen në Kosovë vetë do t’i u udhëheqin punët e veta dhe vetë do të mund të mendojnë politikisht për veten e vet, ndërsa Qeveria e Serbisë do t’ua ofrojë ndihmën logjistike dhe përkrahjen e këshillave administrative.

“Për herë të parë kemi njerëz në Qeverinë krahinore të cilët zëshëm dhe në mënyrë të qartë bisedojnë me ne në Beograd dhe me të gjithë faktorët relevantët. Cilësia e punës së tyre do të varet shumë sa ne do të kemi sukses për ta shfrytëzuar rastin që na është dhënë”, ka thënë Gjuriq.

Më Shumë

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit