6.5 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Veteranët UÇK-së në Prizren, kërkojnë pastrimin e listave

Veteranët e luftës së UÇK-së në Prizren, kërkojnë pastrimin e listave nga veteranët e rrejshëm.

Ata thonë se kjo kërkesë është parësore.

Isa Berisha, sekretar i OVL-së në Prizren, thotë se organet e drejtësisë duhet të zbardhin të vërtetën rreth listave.
“Nuk është vendim i Organizatës së Veteranëve për statusin e veteranit se kush e ka fituar e kush jo. Këtu dikush ka faj, por mendoj se OVL-të nuk kanë përgjegjësi,e bile ndoshta as faj shumë nuk kanë në këtë drejtim. Sepse, në komisionet verifikuese të veteranëve ishin vetë komandantët përkatës”, u shpreh ai.

“Jemi në dijeni se ka luftëtarë që realisht kanë qenë në luftë dhe sot nuk e gëzojnë statusin e veteranit, por ne mendojmë se Prizreni ka më pak listë të fryra”.

Veterani Selim Krasniqi, kryetar i Degës së OVL-së në Prizren, thotë se listat janë të fryra.

“Unë mendoj se numri i atyre që tashmë gëzojnë këtë status duhet të rishikohen. Ata që kanë dhënë kontribut në luftë të vlerësohen sipas kontributit të dhënë e jo pa klasifikim si ai që ka punuar e luftuar tetë vjet, si ai që është mobilizuar pas thirrjes së përgjithshme të mobilizimit”.

Burim Shala, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, tregon se deri më tani është dëgjuar shumë zhurmë për këtë cështje.

“Por, për fat të keq, ende nuk e kemi as edhe një rast të vetëm me emër e mbiemër, por unë e di se këto lista të invalidëve edhe mund të jenë të fryra. Janë ndoshta në Prizren, po sigurisht më pak. Mirë është që drejtësia në këtë drejtim të punojë më shumë”, theksoi ai.

Shala shprehet se ai është për të konfirmuar të vërtetët dhe pensionet e tyre të shtohen edhe të jenë më të dinjitetshme ,kurse ata që nuk janë të mos e ngarkojnë aspak buxhetin e Kosovës.

Berisha është shprehur se ata që kanë qenë në luftë nuk e kanë marrë statusin e ata që i kanë fryrë listat duhet të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Klasifikimi i statusit të veteranit duhet të bëhet sa më parë për ata që janë nga vitet ’92, ata që janë nga ’98, dhe ata pas mobilizimit të përgjithshëm. Nëse klasifikimi i veteranëve bëhet saktë besoj edhe Qeveria do të lirohet nga pagesat e tepërta dhe së paku do të dalë se kush është ai që duhet të paguhet më shumë për të pasur një dinjitet”, është shprehur ai.(Kosova Sot)

Më Shumë

Hidhet shorti i Champions-it: City sfidon Realin

Në Nyon të Zvicrës të premten është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve. Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në...

Aldo zbulon sekretin: Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…

Në një sfidë të re nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania duhet të tregonin dy të vërteta dhe...

Lajmet e Fundit