7.7 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese edhe votën e Haxhi Shalës

Ende nuk është bërë shumë kohë që nga formimi i qeverisjes së re dhe e cila nuk po vlerësohet e rregullt. E për këtë nga LVV-ja si fituese e zgjedhjeve si për rastin e deputetit të dënuar, ashtu edhe për Shalën e ndikuar, ankesat janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese.

Sikur vota e deputetit Etem Arifi, ashtu edhe ajo e Haxhi Shalës, po kontestohen dhe të cilat ishin vendimtare për formimin e qeverisë aktuale dhe për të cilat pritet të vendos kushtetuesja.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, kanë votuar qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, por kjo qeveri ende po konsiderohet si e paligjshme.

Kjo për faktin se dy vota po konsiderohen si të pavlefshme, ajo e deputetit Etem Arifi si dhe Haxhi Shalës.

Deputeti Etem Arifi, që është i dënuar për më shumë se një vit burgim për një vepër penale, ishte një nga 61 deputetët që i dhanë votën pro e që me minimum votash ia siguruan Hotit postin e kryeministrit.

Përveç kësaj, për votimin e qeverisë së re është dashur edhe ndërhyrja e presidentit Thaçi si dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë në mesnatë tek deputeti Haxhi Shala, i cili edhe e ka pohuar vet ai në seancën për votimin e qeverisë.

E pikërisht këto dy vota kanë bërë që Lëvizja Vetëvendosje të reagojë duke i dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetueshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të këtyre dy deputetëve , pasi sipas tyre janë vota të pavlefshme dhe jokushtetuese.

Shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi tha i për “Syri.net” se tashmë për çështjen e votimit të deputetit Arifi veçse është dërguar në kushtetuese, derisa ka thënë se edhe rasti i deputetit Shala është dërguar, pasi i njëjti u bind nga presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri Haradinaj.

“Kush po thotë se nuk kemi dërguar ankesat për dy rastet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Selimi.

E përveç Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy vota janë kontastuar edhe nga shumë njohës të çështjeve kushtetuese.

Ja çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës e po ashtu edhe rregullorja e kuvendit.

Kjo pasi neni 70 i Kushtetutës së Kosovës -Mandati i Deputetëve, saktëson se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Po ashtu edhe me neni 21 i Rregullores për Punën e Kuvendit, ku Kreu VII- Deputeti i kuvendit- Neni 21- Të drejtat dhe detyrat e deputetit të Kuvendit, pika

1 thotë se deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit. Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi tjetër.

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Lajmet e Fundit