Vetëvendosje feston fitoren në Prizren

Në qendër të qytetit të Prizreni, përkrahësit e Vetëvendosjes dhe partnerëve të koalicionit, Nismës për Kosovën dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë festuar fitoren e Mytaher Haskukës.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi në hapje të këtij tubimi tha se bashkë me festën e Flamurit “ po e festojmë edhe fitoren për ndryshimin në Prizren”.

Deputeti Zafir Berisha, kryetar i Degës së Nismës në Prizren duke uruar festat e nëntorit tha se “Prizreni sot ka festën e fitores mbi hajdutët dhe kusarët.” Berisha në fjalën e tij tha se qytetarët e Prizrenit treguan kulturë të lartë politike, ndërsa shtoi se Mytaher Haskuka me ekipin e tij do të jetë në shqrbim të qytetarëve.

Kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren e quajti fitore të zhvillimit, fitore kundër krimit.

“Ditë të mira po vijnë për Prizrenin dhe ditë të këqija po vijnë për krimin” tha Ahmeti.

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri fitoren e Mytaher Hakukës e quajti çlirim nga krimi.

“Mytaheri do të jetë kryetar ndryshe I Prizrenit” tha Ymeri.

Mytaher Haskuka i falënderoi qytetarët për fitoren e madhe. Ai falënderoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, deputetët ndërsa tha se një falënderim i veçantë i takon Zafir Berishës.

“Fitorja jonë e përbashkët është fitore kundër krimit të organizuar. Kjo fitore e jona dëshmon se nëse jemi të bashkuar s’ka kush na ndal. Me 19 nëntor qytetarët u bashkuan me zemër dhe treguan se mund ta bëjnë ndryshimin. Edhe përkundër blerjes së votës fituam bashkë” tha Haskuka.

Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve që së pari të vihet rend në Komunë e më pas të realizohen zotimet e tij.

“ju e meritoni një jetë me dinjitet” tha Haskuka./Gazetaere.com/

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit