13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vetëvendosje i del në mbrojtje kardiologut të dyshuar në rastin “stenta”

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbrojtur anëtarin e ri të saj, kardiologun Irfan Duallxhiu lidhur me dyshimet se ka qenë i përfshirë në skandalin e rastit “Stenta”.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se Duallxhiu u ka thënë se nuk është i gjykuar apo i akuzuar për rastin në fjalë.

“Lidhur me këtë, ne kemi folur me Dr. Irfan Daullxhiu. I njëjti nuk është i gjykuar apo i akuzuar për rastin në fjalë”, ka thënë zyrtari për informim në Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Daullxhiu akuzohet se ka marr rreth 900 euro ryshfet pasi ka referuar pacientë nga QKUK për në spitale private për të vendosur stenta.

Sipas një raporti të viti 2014 doktori Daullxhiu për vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013 nuk ka kryer as edhe një tentim të ndonjë pacienti.

Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 9 Mars të këtij viti ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se Duallxhiu është bërë pjesë e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti ka shkruar fjalë miradije për kardiologun e dyshuar. Kurti ka prezantuar si njërin prej kardiologëve më të mirënjohur të Kosovës.

“Qytetar i Prizrenit, student i Sarajevës, specializant i Zagrebit, Dr.Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës. Ai sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! dhe bashkë me kryetarin e Prizrenit, Myhaher Haskukën, i dëshiruam mirëseardhje. Dr.Daullxhiu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare profesionale dhe ka publikime të shumta në revista të huaja shkencore. Me Dr.Irfanin Lëvizjes i forcohet zemra”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com

Më Shumë

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Policia në Prizren shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt...

Lajmet e Fundit