Presidenti Thaçi dekoron dëshmorin Hajdar Shala nga Atmaxha, ”Hero i Kosovës”

Me motivim për sakrificë dhe trimëri për lirinë e Kosovës, sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin ”Hero i Kosovës”, edhe dëshmorin Hajdar Shala nga Atmaxha, në 20-të vjetorin e rëniës së tij heroike në Betejën e Jeshkovës.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur për TV Prizrenin familjarë të dëshmorit, Hajdar Shala, të cilët na kanë dërguar edhe dëshmi përmes fotografive për një vendim të Presidentit, Thaçi.

Dorëzimin e urdhërit e ka bërë, Bislim Zyrapi, ish shef i përgjithshëm i shtabit të UÇK-së, aktualisht  këshilltar i kryetarit, Thaçi, dhe drejtues të degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren./tvprizreni.info/

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Lajmet e Fundit