20 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Vetëvendosje në Prizren kërkon anulimin e procesit për ndarjen e subvencioneve në kulturë e sport

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani dhe Ilir Gashi, të mërkurën kanë kundërshtuar praktikën e DKRS-së për ndarjen e subvencioneve në lëminë e kulturës dhe të sportit.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alishani dhe Gashi pas dhjetëra ankesave të pranuara nga organizata, klube dhe individë të komunitetit kulturor, sportiv dhe rinor, janë detyruar që të denoncojnë publikisht “një proces tërësisht të politizuar, të manipuluar dhe të ndikuar nga klientelizmi”.

“Vendimi i fundit për ndarjen e subvencioneve tregon qartë se këto mjete janë shpërndarë në mënyrë selektive, pa kritere të barabarta dhe në shërbim të interesave të ngushta politike të pushtetit lokal. Nga përbërja e komisionit vlerësues, ku 3 nga 5 anëtarë janë eksponentë të PDK-së, e deri te përfituesit që janë familjarë të stafit të kryetarit apo organizata të themeluara brenda këtij mandati — gjithçka flet për një rrjet të mirëorganizuar klientelist të ndërtuar dhe ushqyer nga vetë kryetari Totaj”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

 

Sipas këtij subjekti politik nuk ka pasur ndarje meritore të subvencioneve.

“Festivalet dhe projektet me traditë shumëvjeçare, të cilat kanë pasur ndikim të vërtetë ekonomik dhe kulturor në qytet, janë ndëshkuar. Ndërkohë, iniciativa të lidhura direkt me kryetarin janë subvencionuar bujarisht. Madje, vetë Totaj ka dalë publikisht si ideator dhe organizator i njërit prej festivaleve, duke e kapur në mënyrë të pashembullt një rol që duhej të ishte institucionalisht neutral”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sipas LVV-së, përveç ndarjeve të padrejta të subvencioneve, është përfshirë edhe në kryerjen e investimeve kapitale pa leje ndërtimore. “Janë së paku tre raste të dokumentuara dhe të sinjalizuara, por kryetari Totaj ka zgjedhur të heshtë dhe të mos marrë asnjë masë”.

LVV ka theksuar se militantizmi dhe servilizmi politik janë bërë kriter për përfitim.

“Prizreni, dikur një shembull frymëzues i zhvillimit të pavarur artistik dhe kreativitetit të lirë qytetar, sot po rrëshqet në një realitet të zymtë, ku militantizmi dhe servilizmi politik janë bërë kriter për përfitim. Kultura nuk është më një hapësirë për ide dhe vlera, por një mjet për riciklimin e parave publike në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme”.

Anëtarët e këtij subjekti politik kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të procesit të fundit të ndarjes së subvencioneve; hetim të pavarur dhe të thelluar nga organet kompetente për këtë proces dhe për investimet e realizuara pa leje; rifillimin e një procesi të ri, të ndershëm dhe profesional, me standarde minimale si komision vlerësues profesional dhe i pavarur, me përfaqësues të komunitetit kulturor, sportiv dhe rinor; kritere publike dhe të matshme, të njëjta për të gjithë aplikuesit; eliminim të çdo ndikimi politik dhe klientelist;mbështetje për projekte me vlera reale kulturore, jo për rrethin e ngushtë të pushtetit.

“Kultura nuk është çiflig partie. Buxheti komunal nuk është pronë e PDK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i atyre që padrejtësisht janë lënë jashtë. Ne do të mbrojmë interesin publik dhe do të kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje që dëmton Prizrenin dhe qytetarët e tij”, përfundon njoftimi i LVV-së.

Marketing

 

 

Më Shumë

Anton Quni nuk synon postin e kryetarit të Prizrenit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka caktuar datën 12.10.2025 si ditën kur do të mbahen Zgjedhjet lokale në Kosovë. Ky vendim është marrë...

Prizreni blindon mbrojtjen: Argjend Qela rinovon kontratën

Klubi futbollistik Prizreni ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin shtatlartë dhe të pathyeshëm, Argjend Qela. Klubi e cilëson këtë lëvizje si vazhdimësi të...

Lajmet e Fundit