8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Vetëvendosjes në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për faljen deri në 100 euro të tatimit në pronë

Grupi i Kuvendarëve i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka paralajmëruar se do të dorëzojë kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro.

“Duke pasur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, thuhet në njoftimin e VV-së në Prizren.

Çështja e tatimit në pronë është bërë temë diskutimi, pas reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit në pronë janë rritur me raste mbi 50 për qind, në krahasim me të kaluarën.

Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë të premten se rritja e tatimit në pronë nuk ka qenë përgjegjësi e këtij institucioni e as e Qeverisë aktuale.

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Normat tatimore vendosen nga komunat përkatëse. Kjo normë është 0.15 për qind të vlerës së përgjithshme të pronës, shkruan “PrizrenPress”.

Murati ka thënë në një konferencë për media se faturat e tatimit në pronë për këtë vit janë më të larta, pasi ka hyrë në fuqi tatimi 100 për qind për tokat dhe është bërë vlerësimi i pronave rezidenciale, si dhe shkallës tatimore.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtur ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë .

Ai ka thënë se një ndryshim i tillë nuk mund të arsyetohet, meqë ka krizë ekonomike. Ky ndryshim ka prekur veçanërisht zonat urbane.

“Në fillim të vitit qeveria i dyfishon faturat e tatimit në pronë, (veqanërisht për zonat urbane). Në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”, ka shkruar ai në Facebook.

“Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dinë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e...

Vetëm në tre vitet e fundit, Liria ka fituar qindra mijëra euro nga transferimet e Vedat Muriqit

Liria e Prizrenit është skuadra e parë e Vedat Muriqit, pasi sulmuesi dardan e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij. Sulmuesi prizrenas...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit