Vettel i pari edhe në Baku

Sebastian Vettel do të niset i pari edhe në garën e Azerbajxhanit, në pistën e Baku.

Piloti gjerman i Ferrari vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton.

Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e tretë më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen.

Kimi Raikkonen regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës, duke shpërdoruar një mundësi për t’u nisur mes të parëve.

Ky është pole position i tretë radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e katërt sezonale.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit