12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

VIDEO/ Studentja bën për spital hajdutin

Një studente e guximshme përdori aftësitë e saj në arte marciale për të mposhtur një hajdut të armatosur, i cili u përpoq të vjedh telefonin e saj.

Lorrana Braga, 23 vjeç, pavarësisht se agresori i kishte drejtuar armën, nuk hezitoi ta gjuante sepse besonte se arma ishte e rreme.

Duke përdorur një art ushtarak të quajtur “Morganti Jiu-Jitso”, i cili është një përzierje e karates dhe xhudos, ajo i dha disa goditje sulmuesit, i cili i befasuar nga guximi i studentes, u largua nga vendi i ngjarjes.

Por, sipas policisë veprimet e Lorranas nuk janë të këshillueshme pasi arma mund të kishte qenë e vërtetë, ç’ka do të kishte rezultuar fatale për të.

.

 

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit