VIDEO-Totaj:Pas fitores do të filloj punën në realizimin e projekteve

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit kanë prezantuar ofertën e tyre.

Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Prizrenit e kërkojnë Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se pret që më 19 nëntor të jetë fitues. “Fushata ka qenë shumë intensive dhe proaktive”, tha ai. Totaj deklaroi që pas fitores do të filloj punën në realizimin e projekteve që i ka paraparë.

Ai tha se ka koalicion me qytetarët e Prizrenit, por edhe partitë e tjera që janë në këtë qytet duke përfshirë edhe partitë e minoriteteve. ‘Ka një mozaik të koalicionit që përputhet me qytetarët e Prizrenit”, pohoi ai.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit