4.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

VIDEO: Vetura godet 3 fëmijë që po shkonin në shkollë në Romajë të Prizrenit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Romajë të Prizrenit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamjet nga ky aksident.

Në pamje shihet një veturë e cila godet 3 persona. Sipas qytetarit, fjala është për 3 fëmijë që ishin duke shkuar në shkollë.

Edhe Policia e Prizrenit e ka konfirmuar aksidentin.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së martës.

Osmanollaj ka thënë se ky rast është i përfshirë në raportin e Policisë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe këmbësorit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë tha për KALLXO.com se shoferi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes në trafik në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla.

 

Më Shumë

Të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Kuk të Dragashit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata e Prizrenit ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin N. A., e dyshuar për vrasjen e kunatës në fshatin Kuk të Dragashit. 67...

143 vjet nga lindja e Mit’hat Frashërit

Mit’hat Frashëri, i njohur me epitetin Lumo Skëndo, ka lindur më 25 mars 1880 në Janinë. Ishte pinjoll i Dulellarëve të Frashërit, i biri...

Lajmet e Fundit