7.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Viktima që u ther me thikë në Prizren në rrezik për jetën

Viktima që u ther mbrëmë me thikë në Prizren, ndodhet në rrezik për jetën.
Ai ka humbur shumë gjak nga plaga e marrë.
Sic raporton Sinjali viktima i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

Në anën tjetër, policia tashmë ka identifikuar personin e dyshuar, i cili ende nuk është kapur pasi ndodhet në arrati.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30, Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”, tha Bytyqi.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Lajmet e Fundit