14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Vildane Zeneli: Milionerët i ndërrojnë modelet si të brendshmet

VildaneZeneli-fb3E bukura Vildane Zeneli bëhet edhe më e suksesshme me kalimin e kohës. Ndër fotomodelet më të preferuara në Amerikë, ajo ka kaluar një verë të mbushur me set-e fotografike, duke pozuar për linjat më të njohura të rrobave të banjës. E bukur, më një trup seksi, Vildania tregon për “Bluetooth” se femrat e dobëta nuk pëlqehen më. Ajo rrëfen se dikur ka qenë edhe vetë shumë e dobët, por aspak e bukur. Megjithëse në pozat e saj kosovarja seksi duket mjaft e lirshme, ajo tregohet tejet e rezervuar teksa e pyesim për jetën e saj personale. Në këtë intervistë mund të zbuloni se si po shkon karriera e saj dhe çfarë pëlqen e urren Vildania te meshkujt.

Vildane si po shkon karriera jote në Amerikë? Cili është projekti yt i momentit?

Ndihem mirënjohëse dhe e bekuar për atë që kam arritur deri tani në jetën dhe karrierën time. Është vërtetë një bekim që jam e aftë të bëj atë ç’ka bëj dhe të paguhem për këtë. Ka qenë një verë shumë e ngarkuar me punë për mua. Shumë punë, shumë udhëtime, por edhe pak argëtim. Kam pozuar për shumë linja rroba banje dhe nuk jam mërzitur aspak me këtë. Kam shkuar në ishuj ekzotikë, me një mot të shkëlqyer, me ushqime shumë të shijshme dhe ishte sikur po bëja pushime gjatë gjithë vitit. Kam pozuar për linja të famshme rroba banje. ‘Vitamin A’, ‘Robin Piçone’, ‘Letarte, SaHa’, ‘VIX’, ‘Carmen Marc Valvo’ janë vetëm disa prej markave për të cilat kam punuar së fundmi. Tani që kam bashkuar forcat me kompaninë ‘Beats by Dre and Apple’ po punoj në një projekt shumë të rëndësishëm e të bukur që do të zbulohet në vjeshtë.

Të kemi parë shpesh teksa pozon pranë detit? Kanë qenë më shumë foto pushimesh apo pune?

Aktualisht pjesa më e madhe e fotove që unë kam publikuar në rrjetet sociale kanë qenë nga paskuintat e punëve të mia. Por më duhet ta pranoj që puna ime është sikur të jem me pushime, pasi unë gjendem gjithnjë në plazhet më të mira të të gjithë botës. Sigurisht që unë edhe kam pushuar, por këto dy muaj që lamë pas kanë qenë më së shumti të mbushur me punë.

Cilat janë pushimet e tua ideale? E fik telefonin? I sheh lajmet?

Pushimet e mia ideale janë ato me familjen time. Unë e adhuroj të kaloj kohë me ta. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë për aq kohë sa unë jam bashkë me të gjithë familjarët e mi. Jam gjithmonë duke udhëtuar nëpër botë kështu që sa herë më jepet mundësia të kaloj kohë me familjen time e të bëj diçka me ta, për mua është sikur kam gjithë botën për vete. Ndërsa kur bëhet fjalë për telefonin, bëhem shumë e keqe (qesh). Duhet patjetër që ta kem telefonin tim të ndezur, por kjo nuk do të thotë që do rri me telefon në dorë gjithë kohën. Gjithsesi, kam nevojë ta mbaj të ndezur celularin pasi kurrë nuk i dihet, mund të kem një telefonatë të rëndësishme apo një email etj. Jam e fiksuar pas lajmeve. Nuk shoh lajme rregullisht, por lexoj në mënyrë konstante çdo lajm që lidhet me atë çka unë bëj dhe kam nevojë të di çfarë ndodh vërdallë nëpër botë. Familjarët dhe miqtë e mi gjithnjë më kritikojnë sepse mendojnë që lexoj tepër e nuk jam shumë e disponueshme, por thjesht unë nuk i ndihmoj dot në këtë (qesh). Dukesh në formë mjaft të mirë, por nuk je e dobët si modelet e tjera. Ndihesh ndopak mbipeshë?

Unë ndihem fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj që jam as mbipeshë. Jam ekzaktësisht aq sa duhet të jem dhe deri tani askush nuk është ankuar për këtë, ndaj unë duhet të jem më shumë se mirë. Puna që bëj nuk më kërkon të jem anoreksike, madje të gjithë e dashurojnë trupin tim të mbushur dhe me forma. Të jesh super e dobët nuk është aspak tërheqëse. Në shoqërinë e sotme të gjithë preferojnë vajzat që duken të mbushura, të shëndetshme se sa ato që janë shumë të dobëta. Dikur unë vetë kam qenë super e dobët dhe nuk dukesha e bukur. E dashuroj trupin që kam sot, të mbushur dhe të shëndetshëm, pikërisht ashtu siç duhet të jetë.

Cilën pjesë të trupit tënd konsideron më sexy-n?

Belin dhe vithet e mia.

Po meshkujt për cilën pjesë të bëjnë më shumë komplimente?

Të them të drejtën, unë marr nga të gjitha llojet e komplimenteve prej meshkujve, por kryesisht ata vlerësojnë fytyrën time, dashurojnë sytë e mi.

Si i ke marrëdhëniet me ta? Të pëlqen të të ngacmojnë apo i ngacmon ti vetë e para?

Jam shumë e rezervuar në këtë pjesë. Nuk do t’i flisja kurrë një djali pa më folur ai i pari, dhe në fakt nuk më është dashur kurrë ta bëj këtë (qesh). Sigurisht që çdo femër e pëlqen vëmendjen, por për mua ka rëndësi vetëm kur marr vëmendje nga personi që pëlqej.

Çfarë duhet të ketë patjetër një mashkull që të tërheqë vëmendjen tënde?

Më pëlqejnë meshkujt me sens të mirë humori. Nëse një mashkull ka humor dhe më të qesh, me siguri do të marrë vëmendjen time.

Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë ai?

Nuk më pëlqejnë meshkujt që imponohen, flasin shumë dhe mburren.

VildaneZeneli-fbPse të gjitha modelet kanë të dashur miliarderë? Ti e ke një të tillë? A është xheloz ai për ty?

Nuk mendoj se duhet të jesh patjetër modele për të pasur një të dashur milioner. Çfarë mund të them, milionerët vdesin për modelet dhe modelet vdesin për milionerët (qesh). Mua personalisht nuk më pëlqen të bëhem e njohur përmes lidhjes së dashurisë. Kam identitetin tim dhe dua të më njohin prej punës që bëj e jo prej mashkullit që kam në krah. Milionerët i ndërrojnë modelet si të brendshmet e tyre, ndaj nëse nuk ke ç’të ofrosh tjetër përveç pamjes, atëherë përgjigja dihet. Unë kam ndërmend të ndërtoj perandorinë time që më pas të thonë që ai milioneri është lidhur me atë modelen.

Nëse do të dashuroheshe me një mashkull shqiptar, do të ktheheshe për të jetuar në Shqipëri?

Nëse do të dashurohesha me një mashkull nga Shqipëria, do ta merrja atë me vete në Amerikë apo ku do që do të shkoja (qesh).

Plane afatgjata për jetën tënde ke bërë? Kur do të kishe dëshirë të bëheshe nënë? Sa fëmijë ëndërron të kesh?

Unë nuk bëj kurrë plane për jetën time, por pres që Zoti të më drejtojë nëpër rrugën që më është përcaktuar, duke e jetuar gjithçka ditë pas dite. Nuk mendoj për ditën se kur duhet të bëhem nënë, pasi kjo është diçka që vjen natyrshëm. Fillimisht duhet pasur një burrë (qesh). Duhet gjetur personi i duhur që do të bëjë të dëshirosh krijimin e një familjeje me të. I dua shumë fëmijët, vij nga një familje e madhe dhe është aq bukur të kesh vëllezër e motra. Do të ishte ideale po të kisha dy fëmijë.

A mundet një nënë të jetë njëherësh edhe yll i modës?

Sigurisht! Pjesa më e madhe e supermodeleve janë të martuara dhe kanë nga 2-3 fëmijë, ose edhe më shumë. Ato janë nëna dhe modele me kohë të plotë. Giesele Bundchen, Adriana Lima, Doutzen Kroes, Isabeli Fontana, Alessandra Ambrosio janë vetëm disa prej tyre. Njeriu mund të arrijë të bëjë gjithçka nëse vërtetë e dëshiron shumë.

Ëndrra jote e radhës për të cilën po punon ta realizosh, cila është?

Kam aq shumë ëndrra dhe po punoj duke shpresuar t’i realizoj ato. Por nuk dua t’i zbuloj derisa të nis realizimin e tyre. Gjithkush ka ëndrra, por jo të gjithë punojnë fort dhe mjaftueshëm për t’i realizuar ato.

Dëshiron të na tregosh ndonjë gjë tjetër që ne nuk të pyetëm?

Dua të them se e dua shumë Shqipërinë dhe të gjithë fansat e mi shqiptarë. E vlerësoj pa masë dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

Më Shumë

Uji i pijes dyshohet të jetë përzier më atë të ujitjes, “Hidroregjioni Jugor” me apel për banorët e tri rrugëve në “Arbanë” të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se banorët e tri rrugëve në lagjen “Arbanë” duhet të përdorin ujin vetëm për...

Mbi 1,700 gjoba për shkeljet e trafikut në rajonin e Prizrenit

Policia  ka zbatuar një sërë aktivitetesh në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024” gjatë periudhës 9-15 shtator. Këto operacione përfshinë patrullimin dhe kontrollin në...

Lajmet e Fundit