18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Vitia nuk e përjashton mundësinë për masa të reja antiCOVID para 13 shtatorit

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur detaje nga takimi që ka pasur me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimin kundër kësaj sëmundjeje.

Vitia ka thënë se në bazë të gjendjes të cilën do të përcjellin vazhdimisht dhe raportimeve të fundit, nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja para datës 13 shtator.

Ai tha, “Jemi detyruar të marrim masa në bazë të rekomandimeve, duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve. Duhet kuptuar dhe theksuar se në situatën në të cilën ndodhemi këto masa kanë qenë dhe janë të domosdoshme”.

“Këto masa janë në fuqi deri më 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet të do të përcjellin për ditë situatën në terren dhe para 13 shtatorit do të kemi edhe takime të tjera, por edhe një takim, ku do të vendoset si do të procedojmë tutje. Kjo nuk e përjashton mundësinë e masave të reja para kësaj date sipas këtyre raportimeve dhe rekomandimeve nga punonjësit shëndetësor”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se me intensitetin e njëjtë të vaksinimit si në javët e fundit, mund të parandalohen valët e reja të COVID-19. /Telegrafi/

Më Shumë

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit