Vizita e Erdoganit në Vatikan shkakton protesta nga komuniteti kurd në Romë

Vizita e presidentit turk, Tayip Erdogan, në Vatikan nuk ka kaluar pa incidente.

Kundër kreut të shtetit turk, ishte organizuar një manifestim në kopshtet e kështjellës “Sant’Angelo”, me parulla ku shkruhej: “Shteti turk është vrasës”; ose “Erdogan vrasës”, hiqi duart nga Kurdistani” si dhe: “Turqia është një autostradë për terroristët”.

Manifestimi u organizua nga rrjeti i Kurdistanit në Itali, ndërkaq që në përfundim të manifestimit një grup pjesëmarrësish u përpoqën të niseshin drejt sheshit Shën Pjetër, por nuk u lejuan nga policia.

Gjatë përplasjes mes palëve një prej protestuesve ka mbetur i plagosur

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit