Vizita e Merkelit do të bllokojë rrugët në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ditën e mërkurë, në kuadër të vizitës së kancelares gjermane në Shqipëri, Angela Merkel.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi i kundërt do të vijojë normalisht. Policia këshillon përdoruesit e mjeteve që vijnë drejt Tiranës të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht).

Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”.

Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore./Top Channel/

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit