Veton Nurkollari, përzgjedhësi i filmave të Baushtellë në Cyrih

Me datë 15 korrik, në Cyrih të Zvicrës vjen një pjesë e projektit të sivjetmë artistic Baushtellë: Balkan Temple.

Veton Nurkollari, një prej themeluesve të festivalit prestigjioz DokuFest ka përzgjedhur disa filma të cilët do të shfaqet me datë 15 korrik në Rote Fabrik në Zvicër.

Filmi i Lendita Zeqirajt “Ballkoni” është një nga të përzgjedhurit, krahas “Our Bride”, “Muski Film”, “200000 Phantoms”, “Sharaf”, “The Chicken” etj. Filmat i përshtaten konceptit “What do you believe in”, i cili para pak kohësh ka ardhur si koncept i projektit Baushtellë: Balkan Temple, i cili ka zgjeruar aktivitetet në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih.

Në anën tjetër, DokuFest sivjet vjen nga 8-16 gusht 2015 në Prizren.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit