19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Vizita paralajmëruese për Specialen

Vizita e fundit e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në vendin tonë, veç tjerash, mund të shërbejë për të mirë edhe në drejtësinë kosovare, e cila në një mënyrë edhe mund t’ua hap sytë disa politikanëve kosovarë, të cilët ndonëse ishin në mesin e atyre që e pritën njeriun e dytë të shtetit mik kjo nuk do të thotë se ata mund të amnistohen nga Gjykata Speciale. Këtë e thonë njohësit e kësaj fushe, teksa veçojnë edhe faktin se gjykata në fjalë mund edhe të shënojë një kthesë të madhe në drejtësinë kosovare, që i ka munguar aq shumë, që një kohë të gjatë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ka pritje të mëdha nga Gjykata Speciale, derisa sipas tij Kosova e sheh një shpresë dhe një mundësi që të lirohet sadopak nga kthetrat e krimit, të cilat janë bërë lak në fytin e saj.”Do të ishte ndihmë e madhe nga SHBA-ja që të mos i përkrah strukturat kriminale që qëndrojnë edhe më tutje në pushtet, por që në krye të Kosovës të vijnë politikanë të pastër, që i mbrojnë me shpirt vlerat e demokracisë dhe interesat e shtetit të Kosovës, të cilat në këto momente janë marrë tërë- sisht nëpër këmbë”, ka theksuar deputeti Adem Salihaj.

Gjykimi i krimeve të luftës

Analisti Florim Zeqa ka vlerësuar se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, paraprakisht në Serbi dhe së fundmi edhe në Kosovë, vjen si formë e drejtpërdrejtë e presionit politik ndaj palëve në negociata, në këtë rast Serbisë dhe Kosovës, lidhur me Asociacionin e komunave serbe në veri të vendit, përderisa, sipas tij, mbi palën kosovare bie edhe presioni shtesë për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushtin kryesor për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë. “Pos tjerash, vizita e Joe Biden në Kosovë është edhe tërheqja e fundit e vërejtjes për politikanët që rrezikojnë të preken nga Gjykata Speciale, derisa fillimi i punës së Gjykatës Speciale pritet të shënojë edhe një kthesë të madhe në drejtësi, e në veçanti pritet të jetë një udhërrëfyes pune për drejtësinë kosovare”, është shprehur analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”.

Avokati Tomë Gashi thotë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nuk do t’i thotë askujt direkt me emër dhe mbiemër se mund të jetë i akuzuari i ardhshëm në Gjykatën Speciale, por, sipas tij, takimi me burrështetas të Kosovës nga ana e Joe Biden nuk do të thotë se ndonjëri prej tyre nuk mund të jetë në të ardhmen edhe i akuzuar në Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Defekti në rrjetin elektrik ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të KEDS-it në stacionin e pompave...

Raportohet e zhdukur nga viti 2023 një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një gruaje në Prizren. Në raportin policor bëhet e ditur se rasti është nga...

Lajmet e Fundit