Vjen në shqip ‘Kambana e qelqtë’

Shtëpia Botuese “Pegi” sjell në tregun shqiptar një tjetër kryevepër të letërsisë bashkëkohore.

“Kambana e qelqtë” i autores Silvia Plath është një roman në të cilin autorja rrëfen ngjarjet e jetës së saj në moshën 20-vjeçare; orvatjen e saj për vetëvrasje dhe rikthimin në jetë me paterica. Një tjetër kryevepër e letërsisë bashkëkohore amerikane vjen për lexuesit shqiptarë nën siglën e Shtëpisë Botuese “Pegi”.

Kambana e qelqtë, e vetmja prozë e Silvia Plath, zbulon të vërteta që të tjerë s’kanë guxuar. Plath vendos Esterin të jetojë jetën e saj, të cilës vendos t’i jap fund në moshën 30-vjeçare. Ajo e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme. Drejtuesja e Shtëpisë Botuese “Pegi”, Loreta Berhami, thotë se, edhe pse i shkruar 50 vjet më parë, libri i flet kontekstit të sotëm.

Prej botimit “Kambana e qelqtë” ka shitur me miliona kopje, ndërsa në vitin 1979 u ekranizua për herë të parë. (KultPlus)

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit