6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Vjosa Osmani: Jam e dashuruar me Prizrenin

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka qëndruar mbrëmë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

E entuziazmuar me mirëpritjen, Osmani ka thënë se është e dashuruar me Prizrenin.

“A ka gjë më të bukur dhe njerëzore se të bashkëjetosh në harmoni të plotë me fqinjin që flet tjetër gjuhë apo ka të tjera dallime nga ti. Ky është Prizreni që na bënë ta duam aq shumë, me bujarinë, fisnikërinë e zemërgjerësinë e qytetarëve”, tha Osmani, shkruan “PrizrenPress”

Ajo, ka folur për prioritetet që do t’i ketë qeveria e saj.

“Në qeverinë time asnjë cent, as edhe një cent i vetëm i buxhetit të shtetit nuk do të keqpërdoret. Taksat tuaja do tu rikthehen ju, me shërbime që përmirësojnë jetën e çdo qytetari pa dallim ngjyrimi politik, religjioz, etnik, moshe e gjinie apo rajoni se prej nga vini”.

“Për mua funksionimi i shtetit lidhet me funksionimin e jetës së qytetarëve”.

“Një shtet funksional është kur dita dhe viti i një qytetari është i përballueshëm edhe në aspektin e mbrojtjes, por edhe në aspektin financiar”

“Ne planifikojmë që të kemi një program nacional të kursimeve qeveritare i cili do ta eliminojë luksin. Nëse ne i rishikojmë skemat e dëmshme; atëherë kursehen 100 milionë euro në vit”.

“Kjo automatikisht i jep komoditet Qeverisë së ardhshme që të investojë në fusha të ndryshme që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve, sigurinë në vend dhe hapnin perspektivë për të rinjtë e të rejat e mrekullueshme të Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit