7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

VLAN-i do presion mbi PDK-në që të thirret seanca

Brovina-RugovaTë gatshëm për të votuar kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së, por për emrin e kryeministrit mbetet të diskutohet. Përfaqësuesit e partive të bllokut, gjatë ditës, kanë dhënë deklarata të ndryshme, raporton KTV.

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se deklaratat e pakujdesshme që pasqyrojnë pozicione të ngushta nuk duhet të jenë diskursi i koalicionit. Ai thotë se ditët, e madje edhe javët e ardhshme, do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë, por nuk pranon se do të tërhiqen nga posti i kryeministrit dhe qeverisja Haradinaj do të ndodhë.

Por, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se e vetmja marrëveshje që kanë është ajo për të votuar kryeparlamentarin e PDK-së. Ai i ka pohuar se beson se do të thirret seanca nga Flora Brovina, duke përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë marrëveshje tjetër.

Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së, pasi, sipas tyre, kjo situatë vjen nga një vendim i padrejtë i Gjykatës Kushtetuese.

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Vetëvendosjes, thotë se presioni duhet drejtuar te PDK-ja që të thërrasë seancën dhe për të vazhduar me konstituimin e institucioneve.

Por, Partia Demokratike e Kosovës mbetet në qëndrimet e saj se pa të nuk do të bëhet asgjë.

Më Shumë

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Lajmet e Fundit