2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Votuesit t’i ndëshkojnë partitë e dështuara

Konstatimin se kjo skenë politike në Kosovë, ka dështuar për të dhënë perspektivë dhe dinamikë meritore të zhvillimit të vendit, nuk e thonë vetëm analistë dhe shoqëria civile e Kosovës, por edhe analistët ndërkombëtar.

Në intervistën për “Kosova Sot”, këtë e konstaton edhe analisti Daniel Server, por ai fajëson për vazhdimin e jetëgjatësisë së kësaj skene politike votuesit që po i besojnë këtij lidershipi joserioz dhe të konsumuar, që po mbijeton me vota të manipuluara, të blera nga format më perfide të mundshme.

Server thotë se për krijimin e një force të re politike dhe shkëputjen nga kjo përbërje e dështuar, e kanë në dorë vetë qytetarët që nuk duhet të besojnë më në premtimet e kota dhe planet pa vizion zhvillimor të partive në pushtet.

Sidoqoftë njohës të zhvillimeve politike në vend, konsiderojnë se vetëdijesimi i qytetarëve për të mbështetur një iniciativë të re politike në zgjedhjet e radhës, për t’u shkëputur nga kjo gjeneratë e dështuar e politikanëve, është një proces i vështirë që të realizohet, ngase akoma mungon vetëdijesimi i plotë për nevojën e ndryshimeve rrënjësore në shoqëri./Kosova Sot/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e...

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit