6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ahmet Krasniqi dhe Fehmi Agani shpallen dëshmorë

Intelektuali dhe arkitekti i ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Fehmi Agani, më në fund hyn në listat e dëshmorëve të kombit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në Listën e Dëshmorëve, të hartuar tashmë nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqi, ish-ministëri i Mbrojtjes është shpallur dëshmor.

Në Listën e Dëshmorëve, të konfirmuar zyrtarisht për “Zërin” nga Komisioni, janë edhe Enver Maloku, Mark Malota, Gjergj Sokoli. Derisa veteran është shpallur koloneli Tahir Zemaj, i cili në listat e para të publikuara nga Zona e Dukagjinit kishte mbetur jashtë listës.

Kolonel Tahir Zemaj, i njohur për udhëheqjen dhe strategjinë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998, të cilit meritat në luftë i janë njohur në korrik të 2010-s nga ish-presidenti i vendit në atë kohë, Fatmir Sejdiu, duke e dekoruar kolonelin Tahir Zemaj me urdhrin “Heroi i Kosovës”, pastaj në përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani, që e akreditoi me dekoratën “Nderi i Kombit”, meritat nuk iu legjitimuan në Zonën e Dukagjinit. Meritat e tij në luftë, Zemajt po i njihen me Listën e Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri/

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit