6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vrasja e biznesmenit Santo, zyra të posaçme për të parë pamjet e kamerave

Artan SantoGjurmët e barutit të gjetura në duart e dy kushërinjve Sajmir dhe Klodjan Gjozi do të jetë e vështirë të përdoren si provë për t’u cilësuar të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Artan Santo.

Burime nga grupi hetimor i ngritur pas vrasjes së 58-vjeçarit bëjnë me dije se lënda që është gjendur në pjesën e duarve të dy kushërinjve nuk është barut i mirëfilltë, por janë mbetjet të tij. Burime të sigurta nga grupi i ekspertëve sqarojnë se këto mbetje të cilësuara si faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri janë grimca të vogla kimike, që pas shkrepjes së armës, shpërndahen në ajër dhe mbeten në pjesë të trupit që janë të ekspozuara.

Sipas shpjegimit të ekspertëve, bëhet fjalë për elementë përbërës të nitrateve të kripës, ose ndryshe mund të quhet edhe blozë, e cila është një lloj lënde që nuk largohet lehtë edhe pas larjes, dhe shfaqet qartë pas ekzaminimit kimik në pjesën e duarve, krahëve apo fytyrë.

Por, ekspertët thanë se këto mbetje nuk mund të përdoren si provë për të lidhur dy personat me vrasjen, sepse mbetje të tilla mund të shkaktohen edhe nga duhani, guri fleksibël apo tymi i makinës dhe në kushtet kur dy të rinjtë punonin në një servis makine, këto elemente mund të gjenden shumë kollaj. Në këto kushte, policia po heton edhe pistën se autorët mund të jenë edhe të huaj, duke u nisur nga skena e krimit, të cilët mendohet se kishin kohë që jetonin në Tiranë dhe se e kishin studiuar mirë planin e vrasjes.

Motori
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, edhe motori që iu është sekuestruar dy kushërinjve Gjozi në servisin ku punonin ditën kur në ish-zonën e Bllokut u ekzekutua bankieri Artan Santo, nuk ka shumë ngjashmëri me motorin që është përdorur në këtë ngjarje.

Ndërkohë, grupi i ekspertëve është duke analizuar edhe tabulatet telefonike të telefonave që përdoreshin nga dy të rinjtë e arrestuar para dhe pas ngjarjes. Analiza që do t’u bëhet këtyre telefonave do të nxjerrë edhe fakte të reja nëse ditën e ngjarjes dy të dyshuarit Gjozi kanë qenë në Tiranë apo jo dhe nëse ka ndonjë element apo telefonatë që i lidh kushërinjtë me vrasjen e Santos.

Sekuestrimi
Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në kryeqytet, të cilat kanë qenë në një sipërfaqe më të gjerë se sa itinerari që ka përshkuar motori me dy vrasësit pas ekzekutimit të 58-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se pranë çdo komisariati në Tiranë është një zyrë e posaçme për grumbullimin e të gjitha pamjeve filmike që janë sekuestruar që nga dita e vrasjes deri ditën e sotme.

Të njëjtat burime sqarojnë se në këto zyra ka qindra filmime, të cilat po analizohen nga ekspertët përkatës. Bëhet fjalë për kamerat e karburanteve, por edhe ato të bizneseve, të cilat kanë qenë në të njëjtën itinerar që ka përshkuar motori, por sqarohet se janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave që kanë një shtrirje më të gjerë se ky itinerar.

Deri tani, sipas ekspertëve, ajo që është parë nga këto pamje është vetëm motori që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rrugët që ai ka përshkuar. Nga pamjet duket qartë se tek mbikalimi i Liqenit të Thatë, autorët kanë përfituar nga fakti që ana e djathtë e rrugës, e cila ka qenë nën administrimin e komisariatit numër 2 ka qenë pa kordon policie dhe janë larguar nëpër rrugicat e kësaj zone.

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit