5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Vrasja në Prizren: Djali e priti babanë të zbriste nga kamioni dhe e goditi disa herë me thikë

Prokuroria pretendon se i dyshuari dhe babai i tij kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake.

Pas kësaj, i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babanë që zbret nga kamioni fillon ta godasë.

I pandehuri, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Prizrenit, e ka goditur prindin e tij F.H. disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërsa, nga goditja në qafë, në arterie, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.Gjykata sot përveç për masën e paraburgimit ka vendosur që të pandehurit t’i bëhet edhe ekzaminim psikiatrik.

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit