1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Vrasja për borxhin prej 20 euro, eksperti i psikiatrisë thotë se i akuzuari në kohën e aktit ka qenë i vetëdijshëm për pasojat

Në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ndaj Sylejman Ahmetit i cili po akuzohet se vrau Shaip Krasniqin shkaku i një borxhi prej 20 euro, ka folur eksperti i psikiatrisë dr. Ajet Bunjaku.

Ai sqaroi ekspertizën e datës 30.03. 2020 të punuar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës lidhur me gjendjen e shëndetit mendor të të akuzuarit Sylejman Ahmeti.

Dr.Bunjaku deklaroi se në ekspertizë në pikën 1 kanë konstatuar se gjatë ekzaminimit të të akuzuarit Sylejman Ahmeti, i njëjti nuk ka çrregullim mendor të përkohshëm apo të përhershëm si dhe nuk kemi të bëjmë me një person që ka ngecje në zhvillim mendor.

Ai deklaroi se ky konstatim ka ardhur dhe është bazuar gjatë kohës se qëndrimit të të akuzuarit në mënyre hospitalore në IPFK, gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe bazuar në analizat e CT dhe EEG.

Po ashtu në ekspertizë është konstatuar se llogaritshmëria në kohën e kryerjen së veprës penale ka qenë e ruajtur dhe se kjo është bazuar gjatë kohës sa i akuzuari ishte në Institut, nga literatura, përvoja e tyre si ekspert si dhe veçanërisht nga deklarata e dhënë me 27.01.2020 e të pandehurit në stacion policor.

Eksperti dr. Ajet Bunjaku deklaroi se i akuzuari Sylejman Ahmeti në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i vetëdijshëm për pasojat dhe ka mundur ti kontrollon veprimet e veta.

Tutje eksperti deklaroi se gjatë qëndrimit në Institut i akuzuari ka përdor qetësues sipas nevojës sepse gjendja e tij emocionale për shkak të situatës në të cilën gjendet si dhe për shkak të pendesës së madhe për veprën qe ka ndodhur është dashur që në momentet të caktuar të trajtohet me medikamente.

Pasi që më nuk kishte pyetje të tjera lidhur me ekspertizën e punuar, seanca e sotme përfundoi dhe do të vazhdojë me 27 dhe 28 prill 2022.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Sylejman Ahmetin se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut, raporton betimiperdrejtesi.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Sh.K vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi Limani e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, derisa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin, Agron Krasniqit dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit Sh.K, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu t’i q**** shtatë mijë n***, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

Me këto veprime, Sylejman Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal, është e dënueshme me dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar sikur në dispozitivin e parë, nga data e pavërtetuar, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, dënohet me gjobë deri në shtatë mijë e pesëqind euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Më Shumë

Ancelotti shpallet trajneri i vitit

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Ky çmim u nda nga FIFA, në ceremoninë që u mbajt...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit