5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Vriten 9 civilë në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, ka raportuar sot se të shtënat e rebelëve kanë vrarë të paktën nëntë civilë në zonën e kontrolluar nga Qeveria në qytetin e ndarë verior të Sirisë, Alepo.

SANA raportoi sot se katër gra dhe tre fëmijë janë në mesin e nëntë civilëve të vrarë kur rebelët bombarduan dhe hapën zjarr në tri lagje në vijën e frontit.

Luftimet janë intensifikuar përreth Alepos që nga koha kur qeveria e rrethoi vijën e frontit në lagjet e Alepos që kontrollohen nga rebelët, shkruan AP, përcjell Express.

Ndërkohë, rebelët kanë nisur kundër ofensiva duke u përleshur me forcat qeveritare në fronte të ndryshme.

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit