20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Vritet me thikë regjisori i mirënjohur iranian

Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje në mbrëmjen e së shtunës, afër gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet.

Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.

“Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale, raporton Rel.

Në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta Etemad, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.

Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë.

Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jofertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit