15.4 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Vuri bast, humbi, e bëri . . .

Margot Robbie ka bërë me dije se bashkë- aktori i saj nga filmi “Suicide Squad”, Jai Courtney ka bërë tatuazhin e “Queensland” në dorën e tij, pasi kishte humbur një bast. Aktorja 26 vjeçe ka thënë për “Network Ten’s The Project”, se dy aktorët nga Australia kishin vënë bast rreth rezultatit të ligës ragbi.

Vajza nga “Gold Coast” me krenari ka shpjeguar: ‘Jai dhe unë kemi vënë bast se nëse “Queensland” fiton, ai do ta bëjë tatuazhin e shenjës dalluese të “Queensland”, ndërsa nëse kjo nuk do të ndodhte, unë do ta bëja tatuazh atë “New South Wales”, shenjën “NSW”. Kur gazetarja Carrie Bickmore e kishte pyetur nëse Jai kishte mbajtur premtimin e tij, Margot i ishte përgjigjur : ‘Queensland-i ka fituar.

Ai e ka bërë tatuazhin në dorën e tij’. Tashmë aktori australian ka diku në dorën e tij mbishkrimin “Queensland”, megjithëse duket se këtë po e fsheh mjaft mirë dhe nuk është në dukje në asnjërën nga fotot e aktorit.

Më Shumë

Totaj: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

Pas dekadash pritjeje, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare, projekt ky i shumëpritur që synon përmirësimin e qasjes në shërbime...

Sot në Dragash mbahet Vrapimi i Gjeneratës së Pavarësisë

Sot, duke filluar nga ora 12:00, në Stadiumin e Qytetit në Dragash zhvillohet aktiviteti tradicional sportiv “Vrapimi i Gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës (2008)”,...

Lajmet e Fundit