23.3 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

VV: Çka po fsheh Ragip Begaj?!

RagipBegaj-kryetariMalishevesKomuna e Malishevës është ‘mbyllur’ për Lëvizjen Vetëvendosje! Kjo ‘mbyllje’ vjen si reagim ndaj kërkesave për transparencë në projektet e Komunës dhe në shpenzimet e parasë publike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, duke u bazuar në të drejtat që garantohen në ligjin nr. 03/L-215, Për Qasje në Dokumente Publike: neni 1, neni 4, pika 1, 2, 3 dhe neni 7, pika 8 i këtij ligji, ka parashtruar disa kërkesa për qasje në dokumente publike. Kërkesat janë parashtruar nga anëtari i Kuvendit Komunal Muhamet Bytyçi dhe shumica nga to kanë ardhur edhe si kërkesa të qytetarëve që janë të shqetësuar me projektet publike jo në kohë dhe me cilësi të dobët, si dhe shpenzimin e parasë publike në formë jo transparente”,thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë.

“Komuna e Malishevës nuk ka kthyer përgjigje për këto kërkesa dhe nuk ka dhënë asnjë arsye për mos përgjigje”

“Në secilën kërkesë ne kemi ofruar mundësinë që të na përgjigjen edhe në formë elektronike për të mos krijuar shpenzime administrative për Komunën e Malishevës. Komuna as që është shqetësuar me faktin që mos përgjigja për kërkesat për informim është shkelje e ligjit dhe është edhe një arsye që na bën të dyshojmë për korrupsionin dhe manipulimet që po ndodhin në Komunën e Malishevës”

“Ragip Begaj pati premtuar transparencë, por me të ardhur në pushtet ai nuk e mbajti fjalën, tashmë ai po i nënshtrohet militantëve biznesmen dhe zyrtarëve të lidhur me ta”

“Ne dyshojmë për keqpërdorime në këto projekte publike dhe për këtë me kohë kemi alarmuar. Tani frika e Ragip Begajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga zbulimi i keqpërdorimeve që tash duken qartë i ka shtyrë ata të zgjedhin rrugën e mbylljes, shkeljeve dhe jo transparencës. Ky nuk është rasti i parë që Kryetari Begaj është fshehur nga publiku, ai ka edhe shkelje tjera dhe raste të hapura për shkelje ligjore”.

Më poshtë janë të renditura çështjet për të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! Ka parashtruar kërkesa:

1. Kopjen e Kontratës dhe Raportin e vlerësimit të pranimit të punimeve për aktivitetin e prokurimit numër 625000937521 me emërtesën “Punimi i rrugës në Golesh”.
2. Projektin e ndërtimit të shtratit të lumit Mirusha në qytetin e Malishevës si dhe kontratën e këtij projekti.
3. Kopjen e kontratës për aktivitetin e prokurimit me numër 6250012090521 “Ndërtimi i shkollës në fshatin Vërmicë”.
4. Kopjen e kontratave të ndërtimit të shkollave fillore në Shkozë, Guriç, Golluboc, Damanek dhe Carrallukë.
5. Listën e pronave publike, zonën kadastrale të atyre pronave dhe numrat e parcelave të pronave që ka në pronësi Komuna e Malishevës.
6. Projektin ose paramasat dhe kontratën e tenderit për asfaltimin e rrugëve në Tërpezë dhe Tërpezë të Poshtme, me numër prokurimi 6250014082521.
7. Projektin ose paramasat dhe kontratën e tenderit me numër prokurimi 6250014096521, Punimi i kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevë, Loto 1, Fshati Astrazup, Malishevë, lagja Mirëditë dhe Hysenaj, Banjë lagja Begaj Loto 2 fshati Llapçevë, Turjakë, Shkarashnik, Bubël dhe Shkozë.

Më Shumë

Përurohet libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i prof. dr. Sabahajdin Cenës

Në një ngjarje të veçantë kulturore të mbajtur në Rahovec, u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare”, vepër e autorit të ndjerë prof. dr....

Dëshmitari tregon se si ia shëroi plagët një personi që ishte rrahur e maltretuar në burgun e Prizrenit

Në gjykimin për krime lufte ndaj Shaqir Lutvijës, dëshmitari Murat Haxhia tha se personin Sefer Ejupi e kishte shëruar nga plagët që kishte marrë...

Lajmet e Fundit