16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

VV-ja e LDK-ja s’e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve

Dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të pranojnë ta formojnë qeverinë e re me asnjërën nga partitë që kanë keqqeverisur në mandatin e kaluar, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me Nismën dhe me AKR-në.

Kësisoj, sipas analistëve vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pranojnë të bashkëqeverisin me koalicionin Nisma – AKR, ndonëse pikërisht këto subjekte mund t’ua rrëmbejnë dy partive fituese të zgjedhjeve 4 deputetë.

Të paktën kështu kanë deklaruar përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se nuk do të ftojnë për bashkëpunim rreth formimit të qeverisë së re asnjë parti, e cila ka keqqeverisur në mandatin e kaluar, pavarësisht rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Në anën tjetër nga koalicioni Nisma – AKR janë shprehur se nuk kanë interes të bëhen pjesë e qeverisë së re, mirëpo ata kanë theksuar se për të vendosur përfundimisht për këtë çështje duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shkruan më tutje “Zëri”. Kurse njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se koalicioni Nisma – AKR me të kaluar pragun prej 5% do të faktorizohet përsëri.

Rrjedhimisht sipas tyre, nëse Vetëvendosja nuk e fton Nismën në Qeveri, atëherë gjasat janë reale që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit