3.8 C
Prizren
E martë, 12 Nëntor, 2024

VV në Prizren: Qeverisja lokale pa alternativë për mërgatën

Arber Rexhaj-vv ne PrizrenLëvizja Vetëvendosje në Prizren vlerëson se Komuna nuk i ka kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë. Sipas VV-së, bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë nga Prizreni trajtohen vetëm si administratë.

“Bashkatdhetarët tanë të cilët vizitojnë dhe kthehen në Prizren janë resor i rëndësishëm ekonomik e kulturor por para se gjithash njerëzor i qytetit tonë. Komuna e Prizrenit, nuk ka të dhëna elementare për ta. Nuk disponon numrin e përgjithshëm të tyre, ashtu siç e kanë disa komuna të Kosovës. Poashtu nuk ka të dhëna të të hyrave të cilat vijnë si kontribut i tyre. Institucionet në Prizren nuk i kanë kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve tanë, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë për mërgimtarët”.

“Mungesa e një evidence për numrin e tyre dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe vënë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet nga ta për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal. Gjithçka çka bën komuna për ta është organizimi i një koncerti të dedikuar për mërgimtarët dhe prof. Muja në një ditë të vetme të vitit pret mërgimtarët në zyrën e tij. Poashtu komuna ofron qasje në aspekte teknike administrative. Asgjë më shumë”.

“Bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë nga Prizreni trajtohen vetëm si administratë. Diaspora në Prizren nuk është vetëm administratë. Diaspora është edhe ekonomi, edhe kulturë, edhe arsim, edhe sport. Komuna e Prizrenit duhet urgjentisht ta ndërroj këtë lloj mendësie, duke krijuar një strategji të mirëfilltë për mirëpritjen e tyre dhe për të krijuar mundësitë e përfitimit nga ta dhe anasjelltas në resorë të ndryshme të jetës shoqërore”.

“Diaspora është injoruar plotësisht, dhe nuk ka pasur qasje për shfrytëzimin e potencialit të saj investues. Prandaj drejtoria përkatëse, ajo e administratës dhe jo vetëm ajo, duhet urgjentisht ta krijojë një databazë për të dhënat elementare të bashkatdhetarëve tanë dhe poashtu duhet të krijojë hapësirë për ta, në fusha të ndryshme të jetës në Prizren. Mendësia e mbrapshtë e një koncerti dhe takimi i prof. Mujës një ditë në vit me ta duhet të shndërrohet në një alternativë konceptuale dhe pragmatike”.

“Alternativa për mërgatën tonë nuk duhet të ndalet në administratë, ajo duhet të jetë debat i gjerë i qytetarëve në Prizren, i institucioneve dhe i shoqërisë civile. Përmes një debati të mirëfilltë me pjesëmarrje nga mërgata ne do të mund të krijonim një qasje që ofron shërbime më të mira administrative dhe efikase për bashkatdhetarët tanë, do të ofronim qasje për thithje të investimeve të tyre, mendësi ndryshe në pjesëmarrje të institucioneve duke u bërë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e legjislativit komunal pse jo edhe të ekzekutivit”.

“Duhet ofruar edhe mendësi dhe qasje më efikase rreth jetës kulturore në Prizren kështu duke u bërë akterë pjesëmarrës aktiv në këtë lëmi me interes për ta”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë:U raportua e zhdukur 4 ditë më parë, policia e gjen gruan dhe e dërgon te familja

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur më 7 nëntor në Malishevë, është gjetur.   Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh. E njëjta është intervistuar...

Përfundon asfaltimi i rrugëve në fshatin Leshtan, vazhdojnë punimet në fshatin Kërstec

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës për fshatin Leshtan.   Ai...

Lajmet e Fundit