Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron Fitër Bajramin.
“Besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit treguan devotshmërinë dhe respektin ndaj Krijuesit, i cili këtë vështirësi jetësore e ligjësoi me Fitër Bajramin”, thuhet në urimin e Vetëvendosjesë në Prizren.
“Kjo devotshmëri realizohet për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe është një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij dhe porosi për ta shtuar vigjilencën, për ta kultivuar frymën e dashurisë, paqes, tolerancës e të respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Prizreni të jetë vend i harmonisë, i bashkëpunimit dhe i tolerancës. Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit”.
“Qofshin të pranuara të gjitha adhurimet që kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit! Me shpresë se festat tjera fetare dhe kombëtare t’i presim në harmoni më të madhe dhe në realizimin e aspiratave tona të gjithmbarshme në përditshmërinë tonë nëpër të cilën po hapërojmë si shoqëri”.