19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

VV: Të dorëhiqet Qeveria e pakicës!

KuvendiKosoves5-27Në përpjekjen e saj për ta legalizuar shitjen e PTK-së përmes Kuvendit të Kosovës, Qeveria dështoi sërish. Dy herë radhazi nuk pati kuorum, përkatësisht 61 deputetë në sallë. Projekti kryesor ekonomik i Qeverisë së Kosovës është shitja e PTK-së dhe shndërrimi i saj në asfalt autostrade për Shkup.

Dështimi për ta bërë kuorumin, është arsyeja e radhës pse Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje menjëherë. Kjo Qeveri nuk i ka votat as në popull e as në Kuvend, përkundër vjedhjes industriale të tyre, në 12 dhjetorin e vitit 2010. As ulëset e rezervuara të diskriminimit në Kuvend nuk po i mjaftojnë kësaj Qeverie.

Qeveria e Kosovës është Qeveri e pakicës në aq shumë kuptime të fjalës pakicë. Prandaj, kjo Qeveri është jodemokratike dhe joparlamentare. Ajo s’ka vend në Kuvend, ajo s’ka vend në Republikë, ajo duhet të shkojë.

Qysh në shtator të vitit 2011, Lëvizja Vetëvendosje! ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës. Në dhjetor të vitit 2011 kemi iniciuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Edhe njëherë përsërisim që nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe Qeveria Thaçi.

Sot përsëri u dëshmua që opozita i ka numrat që ta ndalë këtë qeverisje e ta rrëzojë këtë Qeveri. Porse asaj rregullisht i ka munguar vullneti. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve opozitarë dhe subjekteve opozitare që ta vazhdojmë rezistencën kundër shitjes së PTK-së, kundër kësaj Qeverie të shitjes, kundër kësaj Qeverie të pakicës, drejt rrëzimit të saj.

Në seancën e sotme u konfirmua që edhe marrëveshja Thaçi-Daçiç, Ligji për Amnistinë, por edhe Fondi zhvillimor për veriun kanë mundur të ndalen në Kuvendin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit