14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

VV: Thaçi hapi universitete për të mbledhë vota

ErzenVraniqi-VVFtesën e kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar studentëve të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet dhe për ta ndërtuar Kosovën evropiane, partitë opozitare, LDK dhe VV, e kanë cilësuar si demagogji të kreut të ekzekutivit të vendit dhe liderit të PDK-së.

Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Telegrafin se shefit të ekzekutivit të Kosovës universitetet i shërbejnë vetëm për fushatë.

Sipas tij, Thaçi ka hapur universitete publike për fushatë dhe tani po i shfrytëzon prapë ato për të fituar vota.

“Mirëpo se sa në të vërtetë i ka ndihmuar arsimit të lartë në përgjithësi, kjo shihet nga buxheti i ndarë, degradimi i UP-së dhe hapja e universiteteve të reja pa kurrfarë kriteri”, ka thënë Vraniqi.

Këshilli i Ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj fushatës që po bën kryeministri i Kosovës dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë se po përpiqet të korruptojë qytetarët e të gjitha kategorive.

Ndërsa, Avdullah Hoti nga LDK, tha për Telegrafin se, kërkimi i ndihmës nga ana e studentëve për t’i fituar zgjedhjet, janë treguesi më i mirë se kryeministri Thaçi është duke e ndjerë aromën e humbjes.

Sipas Hotit, studentët duan arsim cilësor dhe mundësi për punësim pas diplomimit, të cilat kjo qeveri në ikje nuk i ka adresuar fare.

“Mbi 21 mijë të rinj dhe të reja kanë emigruar vetëm gjatë vitit 2013 në vendet e BE-së. Pas shtatë vitesh qeverisje, nuk ka asnjë të arritur që do të mbetet. Nga qershori i tutje, ‘nuk do të ketë nevojë që të rinjtë të paraqiten si francez me letra vetëm për tu regjistruar në UP’, siç ishte rasti me një zyrtarë të lartë të PDK-së”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 për qind të semestrave, konvikteve dhe mensës për të gjithë studentët e universiteteve publike.

Ai i ka ftuar studentet që ta ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë, atë siç tha të Kosovës evropiane dhe zhvillimit ekonomik.

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit