4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Walker: Është e trishtueshme çfarë bëri VV me ambasadoren Jacobson

WilliamWalkerIsh ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, duke thënë se serbët e veriut duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos vazhdojnë të ndikohen nga Beogradi.

“Unë jam në favor të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, siç jam edhe në favor të jetesë së tyre në Kosovë. Problemi me serbët e veriut është se ata në një farë mënyre nuk e kuptojnë se janë duke i jetuar në Kosovë këto ditë dhe janë duke u ndikuar shumë nga Beogradi. Mendoj se që nga lufta Beogradi ka luajtur një rol duke i shfrytëzuar serbët e veriut për qëllimet e tyre dhe jo për mirëqenien e serbëve të veriut”, ka thënë Walker.

Ndërkohë Ambasadori Walker nuk është shprehur i kënaqur me joshjen e investitorëve dhe punësimin në vend.

“Kam pasur dëshirë të shoh potencialin, të rritet potenciali i Kosovës, të tërheqë investimet e huaja, të krijojë punësim, të përmirësoj çështjen e punësimit që nuk është përmirësuar, në realitet është vështirësuar. Kam qenë i përfshirë në 10 vjetët e fundit në sektorin e energjisë dhe ekziston një nevojë dëshpëruese për energji të re ndërsa qeveria flet për planet e energjisë. Keni humbur më shumë se një dekadë dhe Kosova shihet si diçka për të cilën njerëzit flasin. Nuk e di pse keni humbur kaq shumë kohë”, ka thënë Walker në një intervistë për RTK.

Sa i përket situatës politike Walker ka folur edhe për incidentin ku u lëndua ambasadorja amerikane në hyrje të Kuvendit.

“Për dallim prej asaj çfarë kam thënë për procesin e negociatave i cili nuk mbulohet mirë në Washington ky tregim ka pasur jehonë kaq të madhe. Ambasadorja amerikane është kapur për dore. Ky ka qenë një dëmtim shumë i madh për Vetëvendosjen. Kam qenë i trishtuar, kjo nuk është demokraci, nuk ndërhyni që të mos lejoni njerëzit që të hynë në parlament, qoftë nëse i përkrahni apo jeni kundër, nuk mund ti ndalni parlamentarët që të bëjnë punën e tyre. Ata janë zëri i qytetarëve, në të njëjtën kohë nuk mund ti ndaloni ambasadorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe mendoj se është shumë fatkeqësi e madhe. Siç e dini ju edhe unë Vetëvendosja nuk ka pasur përkrahje shumë të madhe në mesin e ndërkombëtarëve, se a ka rënë kjo përkrahje apo jo nuk e di por me siguri kjo gjë u ka ndihmuar. Çfarë ka ndodhur atë ditë është shumë trishtueshme”, ka thënë ai.

Ish shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ka vlerësuar ngecje në zhvillimin ekonomik duke kërkuar më shumë punë nga vendorët.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit