6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

“Web Junkie”, të martën në DokuKino

Kina është vendi i parë që përcakton “Varësinë nga Interneti” si një çrregullim klinik. Me intimitet të jashtëzakonshëm, Web Junkie heton një qendër rehabilitimi në Beijing ku adoleshentë kinez shprogramohen, duke u përqendruar në tri gjëra, adoleshentët, prindërit e tyre dhe profesionistët mjekësor të përkushtuar për t’i ndihmuar ata që ta largojnë vesin e tyre.

Kjo është pak a shumë historia e filmit dokumentar “Web Junkie” me regji të Shosh Shlam dhe Hilla Medalia, i cili të martën e 21 prillit do të jepet në DokuKino në Prizren, me fillim prej orës 20:00.

Pas shfaqjes së filmit do të mbahet një bisedë me Yll Rugovën dhe Visar Arifajn rreth këtij filmi.

Shfaqja është e mbështetur nga Balkan Arts and Culture dhe pjesë e projektit DOKUVISION i cili përfshin organizatat e Balkan Documentary Distribution Network. DokuVision është një platformë që tenton të ndërtoj bashkëpunim rajonal kulturor përmes shfaqjes së sinkronizuar të filmave dokumentar. /KultPlus.com/

Më Shumë

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Bashkimi mposhtet në Pejë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Peja 03, në ndeshjen e zhvilluar sot në Palestrën Sportive “Karagaçi”, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit