5.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Wilderi e “thumbon” keq Furyn para revanshit të shumëpritur

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, po kryen përgatitjet e fundit në prag të revanshit të 22 shkurtit ndaj britanikut Tyson Fury.

Sfida e parë në Los Anxhelos u mbyll në barazim, ndërsa kjo përballje e dytë do të zhvillohet në Las Vegas.

“Asnjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë ka në mendje Tyson Fury apo se çfarë mund të bëjë ai në ring. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, ai kurrë nuk do të më hedhë KO brenda dy raundeve të parë dhe të jetë aq agresiv në ring sa unë. Jetës nuk i dihet asnjëherë, por këtë gjë e kam të vështirë ta imagjinoj”, u shpreh Deontay Wilder.

“Tyson është një boksier që ka shumë cilësi, por nuk godet kurrë fort. Ai nuk e bëri këtë gjë as në duelin e parë ndaj meje dhe nuk ka për ta realizuar as në përballjen e dytë. Ai do të bjerë sërish në tapet, këtë herë përgjithnjë”, tha Wilder, i pamposhtur.

“Shoh se Fury këtë herë është shumë nervoz. Ka ndryshuar trajnerin dhe kjo tregon se është në panik”, shtoi Wilder.

Më Shumë

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Prizren: Mbi 100 komisionerë ‘dallavergji’ në Polici, disa mbrohen në heshtje

Aksioni i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë për kapjen e të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren rezultoi me mbi 100 të arrestuar,...

Lajmet e Fundit