6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Xhavit Haliti kujton atentatin Untergrupenbach

XhavitHaliti-pdkDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se më 17 janar 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, UDB-ja vrau tinëzisht atdhetarët e shquar, ideologët e bashkimit të të gjitha grupeve dhe organizatave politike shqiptare: Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.

“Koha e dëshmoi fare qartë se sa vite përpjekje dhe sakrifica u deshën pas vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhit, që ta rimarrim vetën, të organizohemi dhe riorganizohemi, që, së fundi, nëpërmjet luftës së armatosur çlirimtare të popullit tonë të përmasave kombëtare, të prirë nga UÇK dhe mbështetur nga miqtë dhe partnerët ndëkombëtar, ta fitojmë lirinë dhe jetësojmë Republikën, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur e sovran, të njohur gjer më tani nga mbi 100 shtete të botës. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi i përpjekjeve dhe flijimit të heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit