1.9 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Xhemshit Krasniqit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit të Xhemshit Krasniqit për zëvendësimin e masës së paraburgimit.

Në seancën e mbajtur para kolegjit të Apelit, avokati mbrojtës i Krasniqit, Haxhi Millaku, kishte kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

Këtë kërkesë, Gjykata e Apelit përmes aktvendimit e ka hedhur poshtë si të pabazuar.

Kjo për arsye se se sipas ligjit, nëse shqiptohet një dënim me burg prej pesë vjetëve apo më shumë, atëherë masa e paraburgimit është e detyrueshme.

“Ankesa kundër aktgjykimit që e ka shqiptuar këtë dënim është ende në pritje. Për këtë, masa e paraburgimit ndaj të pandehurit është ende e detyrueshme”, shkruhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Xhemshit Krasniqi u shpall fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës e Cahan (Shqipëri), si dhe në një garazh në Prizren në vitin 1999.

Ndërkaq, mbrojtja dhe prokuroria kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, me ç’rast është mbajtur edhe seanca para kolegjit të Apelit.

Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e të akuzuarit Krasniqi jashtë shqyrtimit gjyqësor./kallxo.com/

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar...

Lajmet e Fundit