3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Yllit të PSG-së ia vjedhin shtëpinë

PSG-ja humbi 1-2 në fushën e vet përballë Nantes. Disfatë befasuese për kampionët e Francës, teksa hidhërimi ka qenë i dyfishtë për Angel Di Maria dhe Marquinhos.
33-vjeçari argjentinas rinovoi kontratën tre ditë më parë, ndërsa gjatë takimit së mbrëmjes së kaluar ka marrë një lajm shumë të keq.

Disa hajdutë kanë pritur nisjen e ndeshjes për të hyrë në shtëpinë e lojtarit ofensiv. Momente paniku dhe tmerri për gruan dhe vajzat e Di Marias.

Trajnerit Pochettino i kanë kërkuar zëvendësimin e lojtarit, i cili doli nga fusha në minutën e 62-të për t’u nisur menjëherë drejt të dashurve të tij.

Për fat të mirë, familjarët e Di Marias nuk kanë pësuar lëndime nga grabitësit, por tmerri i përjetuar i ka tronditur jashtë mase.

Viktime e një grabitje ka qenë edhe Marquinhos. Hajdutë janë futur edhe në shtëpinë e mbrojtësit brazilian mbrëmjen e kaluar, aty ku ka qenë babai i tij.

Situata në këtë rast nuk ka qenë aq e tmerrshme dhe klubi e ka njoftuar Marquinhos për ngjarjen e ndodhur vetëm në fundin e ndeshjes.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit