11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ymeri: Serbia, s’duhet të jetë pengesë e Kosovës

visar ymeriSerbia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovë, nuk duhet të vazhdojë të jetë pengesë e Republikës së Kosovës, pengesë e barazisë dhe bashkëjetesës përbrenda Kosovës, dhe nuk duhet të jetë pengesë që Kosova të jetë e barabartë me vendet tjera.

Kështu ka deklaruar Visar Ymeri, nënkryetar i Vetëvendosjes, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, kur është pyetur se çfarë duhet të pres Serbia nëse Lëvizja Vetëvendosje i udhëheqë bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia nuk guxon të vendosë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe për formimin e institucioneve të republikës sonë”, ka theksuar më tej Ymeri, transmeton Koha.net.

Ymeri ka thënë se deri më tani është zhvilluar dialog i mbyllur diplomatik, që është zhvilluar larg syve të opinionit.

Sipas Ymerit, me këto bisedime nuk janë normalizuar raportet në mes të dy vendeve, por vetëm ato në mes të, siç ka thënë ai, “kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq”.

“Historia e Kosovës ka qenë histori e tentimit për t’u çliruar nga okupatori serb, e jo luftë kundër serbëve”, ka shtuar më tej deputeti Ymeri.

Më Shumë

Dragashi nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e grave në biznes

Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që...

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Lajmet e Fundit