9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Zafir Berisha akuza të rënda në drejtim të pushtetit në Prizren

Kandidati i Nismës, Zafir Berisha ka akuzuar pushtetin komunal se po e keqpërdorë buxhetin për fushatë zgjedhore.

“Tani jemi edhe para një sfide të re e cila kërkon mobilizim të shtuar, në mënyrë që mbështetja juaj, të jetë pjesë e fitores tonë të madhe”, ka thënë Berisha në Petrovë.

“Fitorja e NISMA-s do të thotë humbje për të inkriminuarit dhe të korruptuarit në qytetin e Prizrenit, qytet ky nuk e ka merituar kurrë një gjendje të tillë, çfarë e ka sot”.

“ Jemi dëshmitar se po bëhet një fushatë e pist, nga ata që kanë kapur Prizrenin, konkretisht nga drejtoret komunal. Ata po keqpërdorin paranë publike dhe institucionet, duke shtruar rrugë e oborre, në këmbim të votës”.

“ Operatoret ekonomik në Prizren po kryejn punime pa kritere e pa kontrata gjatë kësaj fushate, vetëm e vetëm për ta ricikluar krimin dhe korrupcionin në Prizren”.

“Prandaj, është e domosdoshme ndërrimi i qeverisjes komunale, nëse duam që institucionet t’ua kthejmë qytetarëve”

 

 

Më Shumë

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit